22:31 / 01.09.2019
Vuçiq e quan therjen e të riut serb si lajm të keq
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sonte se sulmi ndaj një të riu serb në Mitrovicën veriore tregon se sa e rrezikshme është hapja e urës së Ibrit, duke theksuar se ‘ekziston një fascionim i shqiptarëve me veriun e Kosovës’.
"Këto janë gjëra dhe lajme të këqija. Ne kemi luftuar kundër tij gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë thashë se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit, pasi dëshira e shqiptarëve është veriu i Kosovës dhe rruga e ‘Mbretit Petar’ në Mitrovicë", tha Vuçiq për televizionin Pink.























