12:35 / 02.09.2019
Aktorja e njohur, Salma Hayek, feston sot ditëlindjen e 53-të
Aktorja dhe producentja e njohur meksikano-amerikane Salma Hayek Pinault sot feston ditëlindjen, duke mbushur 53 vite.
Ajo njihet për aktivitetin e saj në fushën e aktrimit qysh prej vitit 1988 duke vazhduar edhe sot.
Së fundmi duke bërë të ditur që feston ditëlindjen, ajo është paraqitur nga plazhi me bikini.
Salma është e martuar me miliarderin francez François-Henri Pinault me të cilin ka një vajzë.























