Dua Lipa pas një kohe të gjatë kthehet në Londër, merr vëmendje me veshjen
BKT
Magazina

Dua Lipa pas një kohe të gjatë kthehet në Londër, merr vëmendje me veshjen

Dua Lipa gjatë kësaj kohe ka qenë duke e shijuar lidhjen e re me të dashurin e saj, Anwar Hadid, derisa po qëndronin në Malibu me rastin e ditëlindjes së artistes tonë shqiptare.

Përderisa është argëtuar mjaft shumë këto ditë, zeshkania së fundmi është kthyer në shtëpinë e saj – Londër.

Ajo ka ndarë një fotografi në llogarinë personale, 'Instagram', kur shfaqet me një stil mjaft interesant e të veçantë.

Me një bluzë të zezë e xhinse të kombinuara me të zeza, 24-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. “Shtëpi për një minutë”, ka shkruar Dua.

Këngëtarja Lipa dje njoftoi se më 3 shtator do të lansojë linjën e saj të re të veshjeve me gjigantin “Pepe Jeans”.

Muaj më parë, ajo bëri të ditur se kishte nënshkruar marrëveshje me brendin e njohur dhe dje u shfaq tejet atraktive në videon promovuese të koleksionit. 


MË SHUME NGA Magazina