14:39 / 02.09.2019
Darmian largohet pas 4 vitesh nga Manchester United, rikthehet në Serie A
Pas një eksperience 4-vjeçare me Manchester United, ku arriti të luajë rreth 60 takime, por nuk u shndërrua asnjëherë titullar fiks, Matteo Darmian është rikthyer sërish në atdheun e tij, Itali, për të vijuar karrierën.
Mbrojtësi 30-vjeçar kishte edhe një vit kontratë me Manchester United, por “Djajtë e Kuq” vendosën ta lënë të lirë, duke qenë se nuk bënte pjesë në planet e skuadrës, ndërsa sot futbollisti u zyrtarizua te Parma.
Futbollisti ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me verdheblutë, ndërsa paraprakisht mendohet se ka pranuar të reduktojë pagën në 2 milionë euro, për t’iu bashkuar Parmës.























