Prokuroria Dibër, ja prokurorët që do të hetojnë dosjen 184
BKT
Shqipëri

Prokuroria Dibër, ja prokurorët që do të hetojnë dosjen 184

Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do jenë dy prokurorët që do të hetojnë dosjen 184 me akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në vitin 2016.

Pas pinpongut për kompetencën dhe konfliktin e interesit, prokuroria e Dibrës e regjistroi çështjen dhe sot janë përcaktuar prokurorët që do të marrin dosjen. Dosja iu dërgua Dibrës, për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Pas më shumë se 2 vite hetimi, Krimet e Rënda ndryshuan veprën penale të “bashkëpunimit  në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak se kishte njohje familjare me personat në hetim.

Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane “Bild” .

Prokurori Klodian Braho shpalli në muajin gusht  moskompetencën, më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e dosjes për kompentencë në Dibër. 


MË SHUME NGA Shqipëri