Ky është mesazhi i Llorentes për Tottenhamin
BKT
Sport

Ky është mesazhi i Llorentes për Tottenhamin

Ish-sulmuesi i Tottenhamit, Fernando Llorente i është bashkuar Napolit si lojtar i lirë.

Llorente ka luajtur edhe më herët në Serie A, te Juventusi dhe sot ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Napolin.

34-vjeçari ka folur për transferimin e tij.

“Jam i lumtur për sfidën e re me Napolin. Shumë momente të mira kanë për të ndodhur. Do të bëj më të mirën për të shënuar gola në ndeshjet e rëndësishme”, deklaroi ai.

Futbollisti spanjoll gjithashtu foli edhe për kohën që kaloi te Tottenhami.

“Pas dy sezoneve të mrekullueshëm, është koha për të thënë lamtumirë. Ishte kënaqësi të mbash fanellën dhe zemra ime do të jetë për Tottenhamin dhe fansat. Ju uroj më të mirat për këtë sezon dhe të ardhmen”, përfundoi ai