Casemiro: Jemi duke prishur gjithçka
BKT
Sport

Casemiro: Jemi duke prishur gjithçka

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro nuk është i kënaqur me barazimin ndaj Villarealit (2:2).

Për “Los Blancos”, ky është barazimi i dytë këtë sezon dhe futbollisti brazilian kërkon që kjo mos të përsëritet në të ardhmen.

Reali në dy ndeshjet e fundit ka pasur tërë posedimin e topit, por në fund ka arritur të fitojë vetëm nga një pikë.

Braziliani, i cili humbi një shans të mirë në pjesën e parë, tha se duhet të luajnë më mirë në fushë.

“Jemi duke prishur gjithçka. Duhet të shënojmë gola dhe të mbrohemi më mirë. Kur mbrohemi, duhet të mbrohemi dhe kur sulmojmë, duhet të sulmojmë. Reali është i obliguar të fitojë. Kemi kontrolluar lojën për 65 minuta, mirëpo ata në mundësinë e parën shënuan. Luajtëm mirë, por duhet gjithmonë të fitojmë. Është normale nga njerëzit që na kritikojnë. Duhet të punojmë për të shkuar sa më larg në La Liga”, deklaroi ai.

Reali për momentin është në vendin e pestë me pesë pikë të grumbulluar në tri ndeshjet e fundit, katër pikë me pak se Atletico Madrid në vendin e parë.