16:18 / 02.09.2019
Zidane mbron Ramosin
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka mbetur i zhgënjyer me barazimin ndaj Villarrealit (2:2).
Bale shënoi dy herë për t’i dhënë Realit një pikë, mirëpo në minutat shtesë mori dy kartonë të verdhë, gjë që bëri të përjashtohet nga loja.
Tekniku francez thotë se duhet të forcohen edhe më shumë në mbrojtje.
“Luajtëm shumë mirë kur ata shënuan golin e dytë, por në 15 minutat e parë nuk luajtëm mirë. Ekipi filloi të bënte më të mirën dhe meritonim më shumë gola. Duhet të forcohemi në mbrojtje, pasi jemi të mirë në mesfushë”, deklaroi ai.
Zidane gjithashtu mbrojti edhe kapitenin e skuadrës Sergio Ramos.
“Këto gjëra ndodhin në futboll. Por, jam i sigurt që do të rikthehemi në formë. Tash duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.























