Legjenda e Holandës e këshillon Van Dijkun
BKT
Sport

Legjenda e Holandës e këshillon Van Dijkun

Legjenda e Holandës, Wim van Hanegem ka kërkuar më shumë nga mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Van Hanegem beson që holandezi këtë sezon nuk ka treguar shumë kujdes në mbrojtje.

Van Dijk sezonin e kaluar ka qenë lojtari më i mirë në Premier Ligë, pasi asnjë lojtar nuk ka arritur ta driblojë.

“Në momentin kur vendos këmbën e majtë mbrapa, nuk po mund ta bllokojë topin. Sapo të arrijë ta bëjë këtë gjë, do të jetë mbrojtësi më i mirë në botë për disa vite”, deklaroi ai.

Van Dijk do t’i bashkohet Holandës këtë javë.