Jashari: SBASHK-u kundër ndryshimeve të Kastratit, në procesin mësimor
BKT
Lajme

Jashari: SBASHK-u kundër ndryshimeve të Kastratit, në procesin mësimor

Kryetari i Sindikatës së Arsimit(SBASHK), Rrahman Jashari, tha se është kategorik kundër reformave që synon ti bënë kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në shkollat e kësaj komune.

“Ne nuk i quajmë reforma këto që synon të bëjë kryetari i komunës në Kamenicë në procesin mësimor, ne nuk jemi pajtuar me këta hapa. Këso ndryshimesh mund ti bëjë vetëm MASHT-i e jo kryetari i komunës, z. Kastrati, të cilit i kam kërkuar të tërhiqet nga këto që ai i quan reforma”, tha Jashari, në emisionin “Imazh”, në RTK1.

Ai thotë se, nuk mund të lihen pa punë mësimdhënësit, e as të mbyllen shkollat.

“Pse të bëhen këto ndryshime në komunën e Kamenicës, në një zonë kufitare me Serbinë, të mbyllen shkollat, SBASHK-u është kategorik kundër këtyre ndryshimeve që Kastrati i quan reforma”, tha Jashari.

Jashari shtoi se e kanë lutur kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin, që të tërhiqet nga ky vendim së paku këtë vit dhe këtë çështje ta ngrisin në nivel vendi.

“Nëse pyetemi ne nuk do të ketë grevë, por nëse Kastrati nuk  tërhiqet do të mbajmë grevë. Ajo që duhet ditur është se ne kemi lutur Kastratin i kemi thënë të tërhiqet se paku këtë vit, në mënyre që më votën e lirë të tetorit do të krijohen institucionet e reja të Kosovës dhe bashkë më Kastratin këtë çështje ta ngrisim në nivel vendi, dhe ajo që vendosët për Kosovën të jetë edhe për Kamenicën", ka thënë ai, pos tjerash.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Lajme