Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Kreshnik Musolli - u.d. i drejtorit të Baletit, ai do të flas për fillimin e sezonit të ri në baletin e Kosovës.

E ftuara e dytë do të jetë Besa Kabashi Ramaj drejtoreshë në Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, e cila do të flas për sigurinë në Kosovë.

Kurse në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme