Rexhaj: Arsimi në Kosovë është katandisur si mos më keq
Xhavit Rexhaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se arsimi në Kosovë gjatë dhjetë vjetëve të fundit është katandisur si mos më keq.
"Është keqmenaxhuar për interesa të partive. Për nevojat e këtyre të fundit pati punësime si në menaxhim të institucioneve shkollore, poashtu edhe në proces të mësimdhënies. Ministria e arsimit nuk punon, nevojitet ristrukturim i saj. Komunat nuk kanë buxhete të mëdha, LDK mendon ti investojë në arsim 6 për qind GDP-së”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Përfshirja e fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare në parashkollor, dallon shumë në Prishtinë në raport me mesataren në nivel të Kosovës.
Në Prishtinë, sipas tij, 8 për qind e fëmijëve është e përfshirë në këtë në nivel, kurse në Kosovë vetëm 4 për qind. Nëpër fshatra, thotë ai nuk ka konkurrencë të dijes.























