Cakaj në Helsinki: Mbështetje madhore për një vendim pozitiv në tetor
BKT
Shqipëri

Cakaj në Helsinki: Mbështetje madhore për një vendim pozitiv në tetor

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin Gymnich në Helsinki, zhvilloi disa takime dypalëshe me kolegë të vendeve anëtare për të shtuar mbështetjen për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Cakaj tha se “ministrat e Jashtëm të Sllovenisë, Rumanisë, Çekisë, Kroacisë, Danimarkës dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë konfirmuan mbështetjen e tyre madhore për një vendim pozitiv në tetor”. /ATSh

“Shqipëria mbetet e përkushtuar në punën e saj të pakursyer për të shndërruar vlerësimin pozitiv teknik të Komisionit në vullnet afirmativ të Këshillit”, tha Cakaj.


MË SHUME NGA Shqipëri