Qehaja: Universitetet publike janë të kapura, shkatërrohen nga klientelizmi
BKT
Lajme

Qehaja: Universitetet publike janë të kapura, shkatërrohen nga klientelizmi

Rinor Qehaja, tha se diskutimi për gjendjen në arsim, në emisionin "Debat", sonte ishte më tepër si një lloj fushate parazgjedhore. Universiteti publik, sipas tij, nuk po punon sipas kërkesës së tregut, por sipas interesave klienteliste.

Partitë politike më tepër po bëjnë fushatë parazgjedhore se sa që po e marrin parasysh reformat  e agjendës të Bashkimit Evropian.

Punësimi në baza partiake, sipas tij, ka qenë prezentë për një kohë të gjatë.

Qehaja ishte mjaft kritik kur tha se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka gabuar shumë kur ka ndërhyrë në punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim e Universiteteve.

“Nuk mund të bëhet as një prerje e plotë se cili nga Universitetet i plotëson apo jo kushtet për akreditim. Universiteti publik nuk po punon sipas kërkesës së tregut por sipas interesave klienteliste”, tha ai.

Cilësia e publikimeve nuk mund të jetë i vetmi kriter për vlerësimin e punës në Universitete.

Sipas tij, nuk promovohet punësimi i të diplomuarave në shkolla profesionale. Ai foli edhe për mungesën e projeksionit për nevojat e profileve profesionale.


MË SHUME NGA Lajme