Capital T inspirues, viziton nxënësit për ditën e parë të shkollës
Capital T viziton shkollën ku mori mësimet e para.
Capital T dje paralajmëroi se gjatë natës do të publikojë një video shumë speciale në Youtube por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkaqe teknike.
Por artisti e zbuloi befasinë përmes 'Instagramit', ku shohim se për ditën e parë të shkollës këngëtari ka befasuar nxënësit me disa dhurata.
Kjo ishte një ditë e veçantë edhe për vet Trimin pasi pas shumë viteve u kthye në shkollën ku mori hapat e parë si nxënës.
“Sot ishte ni dite e veçant per mu pas shume vitesh u ktheva ne lagjen ku jam rrite aty ku e kam kry shkollen fillore, shume kujtime t’mira shume emocione po edhe krenari , pata rastin me taku disa fmi t’jashtezakonshem shume ma t’mire se gjenerata jone, shkolla me ni super organizim, jom shume shume i lumtur qe andrra qe ka nise po n’ket shkolle mu bo realitet, qe ni dite t’bukur si kjo kom me u kthy e me dhon ni kontribut ktu, e falenderoj zotin qe ma dha mundsine edhe uroj qe nga kjo shkolle te dalin personalitete e njerz t’mdhaj e shume t’suksesshem i juaji Trim Ademi / Capital T
PS
Kerkoj falje qe ska dal sot video per shkaqe teknike besoj qe neser ne mesdite e publikojme , ah se gati harrova : URIME DITA E PARE E SHKOLLES”























