Reforma në Drejtësi, SHBA: Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit
BKT
Shqipëri

Reforma në Drejtësi, SHBA: Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit

Ambasada e SHBA-së nëpërmjet një video tregon sesi do të funksionojë Reforma në Drejtësi me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë jo vetëm për të çuar para drejtësisë zyrtarët e korruptuar dhe anëtarë të krimit të organizuar, por për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit.

Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH:

“Në vitin 2016 Parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/3 e kushtetutës me qëllim që të transformojë sistemin e drejtësisë në mënyrë që ai të trajtojë si duhet korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe çështjet e përditshme në gjykata.

Kushtetuta e re siguron që Shqipëria të jetë gjyqtarë të pastër si dhe mbikëqyrje për të siguruar që kushdo vepron sipas rregullave.

Si? Së pari me sistemin e ri 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptar duhen rivlerësuar. Gjatë rivlerësimit shqyrtohet nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë burime të pa shpjegueshme pasurie, nëse kanë lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Nëse dështojnë qoftë dhe një nga këto ato përjashtohen. Rivlerësimi siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri për t”ju siguruar që ju dhe çdo kush tjetër të keni një proces gjyqësorë të drejtë, siguron që po ashtu të këqinjtë të shkojnë në burg. E dimë që ky proces po kryhet me mënyrë të drejtë sepse vëzhguesit europian dhe amerikanë sigurohen që procesi të kryhet në mënyrë korrekte, sepse vëzhguese evropian dhe amerikan si pjesë e organizimit të njohur si Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit, ONM, vëzhgojnë procesin e rivlerësimit dhe sigurohen që ai të jetë i drejtë dhe të kryhet në mënyrë korrekte.

Si do të garantojë sistemi i ri që të gjithë të veprojnë sipas rregullave?

Me sistemin e ri krijohen dy organe të reja Këshilli i Lartë i Prokurorisë i njohur si KLP dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor KLGJ. Çfarë bëjnë këto organe? Detyra e KLGJ është që të sigurohet që gjyqtarët e rivlerësuar që kanë kaluar vetingun vendosen në detyrat e posaçme dhe më pas të sigurohen që ata zbatojnë rregullat. KLP bënë të njëjtën gjë por me prokurorët. Le ti shohim ata si forca policore e sistemit gjyqësor. Të dukja organe përbëhen nga gjyqtarë dhe prokuror profesionist të cilët kanë kaluar vetingun, kanë po ashtu anëtarë jo gjytarë dhe jo prokuror, si unë dhe ti për të mbikëqyrur procesin dhe për tu siguruar që gjyqtarët dhe prokurorët bëjnë punën e tyre.

Këta anëtarë jo gjyqtarë dhe jo prokuror po ashtu kanë kaluar rivlerësimin e tyre, kryer nga Avokati i Popullit me ndihmën e ONM. Të dy këshillat u ngritën në dhjetor të vitit 2018 dhe tani janë në punë. Aktualisht KLP po punon për të ngritur një grup të ri që do të hetojë dhe ndjek penalisht zyrtarët të korruptuar dhe anëtarë të krimit të organizuar, këtë grup e njohim si Njësia e Posaçme Antikorrupsion, SPAK për të cilën do të flasim në një video tjetër, ky organ do t’i çojë heshtjet në gjykatën antikorrupsion e cila do të ketë përgjegjësinë për t’i gjykuar dhe pastaj dënuar zyrtarët e korruptuar dhe anëtarët krimit të organizuar.

Në të kaluarën kushdo kishte para apo pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave në favor të tij.

Në sistemin e ri, secili duhet të veprojë sipas rregullave. Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit, kjo është reforma në drejtësi”, shprehet ambasada e SHBA-së. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri