Dardanet sot përballen me Slloveninë
BKT
Sport

Dardanet sot përballen me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 kundër Sllovenisë.

Ekspedita e Dardaneve ka udhëtuar të dielën në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje. Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë e mirë dhe pas fitores së arritur kundër Turqisë, optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.