13:01 / 03.09.2019
Kosova U21 përgatitet për ndeshjen kundër Anglisë
Kombëtarja e Kosovës U21 ka mbajtur sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Anglisë, që zhvillohet më 8 shtator në Hull.
Sot në stërvitje janë bashkuar edhe lojtarët Arton Zekaj dhe Lirim Kastrati, ndërsa mungoi Besfort Kolgeci i cili do t’i bashkohet Kosovës nesër. Në këtë stërvitje u pa një atmosferë e mirë e lojtarëve duke parë edhe formën e mirë në të cilën janë duke kaluar. Gjatë ditës së djeshme përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi e cilësoi ndeshjen ndaj Anglisë si ndeshjen më të vështirë në këto eliminatore.























