16:15 / 03.09.2019
Ronaldo shpallet për herë të 10-të lojtar i vitit në Portugali
Cristiano Ronaldo bën të vetin një tjetër çmim individual.
Sulmuesi i Juventusit është shpallur për herë të 10-të në karrierë lojtari portugez më i mirë i vitit. Ylli i Juventusit ka mposhtur konkurencën e talentit të Atletico Madrid Joao Felix i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Benfican dhe atë të Bernardo Silvës që fitoi 4 trofe me Manchester City-in në Angli gjatë vitit 2019-të. Paraqitjet e mira me Juventusin por edhe në Nations League ku udhëhoqi Portugalinë drejt suksesit final kanë ndihmuar CR7-ën të fitojë sërish këtë çmim prestigjoz, më shumë se kushdo tjetër.























