16:33 / 03.09.2019
Grushtoi punonjësit e hotelit, reperi i njohur bie në pranga
Pas një incidenti në hotel, është arrestuar reperi i famshëm amerikan.
Reperi amerikan, Fetty Wap është arrestuar pasi grushtoi tre punonjës të hotelit në Las Vegas, shkruan The Independent.
Arrestimi i reperit vjen vetëm një javë pasi performoi në “MTV VMA”. Reperi Fetty Wap është arrestuar pasi dyshohet se sulmoi tre punonjës në një hotel.
Sipas “The Hollywood Reporter”, policia tha se 28-vjeçari, emri i të cilit është Willie Maxwell, u arrestua të dielën, 1 shtator në tre akuza.
Mediet lokale raportojnë se ai goditi punonjësit e një hoteli pasi u fut në një debat.
Sipas “TMZ” vendndodhja e incidentit të supozuar është Hotel Mirage dhe Kazino në Las Vegas.
Fetty Wap ishte arrestuar më parë në nëntor të vitit 2017.























