16:37 / 03.09.2019
Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë, pamje nga dasma madhështore
Ellie Goulding dhe Caspar Jopling i kanë dhënë fund beqarisë.
Ylli i pop-it, Ellie Goulding dhe Caspat Jopling kanë kurorëzuar dashurinë me martesë dhe nusja ndërroi katë fustana të bardhë, shkruan DailyMail.
Ellie Goulding dhe Caspar Jopling kanë publikuar foto intime brenda ndejës për dasmën e tyre.
Këngëtarja, 32 vjeçare dhe burri i saj i ri, 27 vjeç, u kanë dhuruar fansave imazhe nga ceremonia e dasmës së tyre.
Çifti kurorëzuan dashurinë në një ceremoni zyrtare fetare në Katedralen e York Minster të shtunën, ku të ftuar ishin edhe Katy Perry dhe Orlando Bloom, James Blunt dhe Sarah Ferguson.
Fotografitë e mrekullueshme dëshmojnë se nusja kishte veshur katër fustane në ditën e dasmës.




























