PD: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, antikushtetues
BKT
Shqipëri

PD: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, antikushtetues

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e konsideroi komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, si antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik.

“Vazhdimi i lojës  me të ashtuquajturin “komision hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikës” tregon qartazi se Rama ka vendosur te zhytet edhe me thelle ne çmendurinë e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike”, shprehet ai.

Në vijim, Paloka shtoi se “ai që emëroi Valdrin Pjetrin dhe që vazhdon të mbrojë Kajmakun, kërcënon me shkarkim Presidentin e Republikës, vetëm sepse në zbatim të detyrave të tij kushtetuese mori vendime që prishën planet e Ramës për të futur vendin në gjakderdhje”.

“Shqipërisë tanimë i është prerë rruga për hapjen e negociatave prej një qeverie të lidhur me krimin e që shkeljen e ligjit e të Kushtetutës e ka kthyer në rutinë”, shprehet ai. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri