18:40 / 03.09.2019
Mourinho flet për Kean, ja çfarë thotë ai
Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i bindur në potencialin e sulmuesit të Evertonit, Moise Kean.
Kean i është bashkuar Evertonit nga kampionët e Italisë këtë verë dhe ende nuk ka shënuar në asnjërën ndeshje.
Tekniku portugez beson që Kean do të jetë shumë i mirë sapo të adaptohet.
“Mendoj se mund të shënojë gola. Jemi duke folur për problemet, ende nuk është adaptuar. Jam befasuar kur e ka shitur Juventusi. Nuk e kuptova pse nuk e ka shitur një lojtar që i ka mbi 30-vjeç si Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukiq apo Gonzalo Higuain. Nëse e gjej Nedved do ta pyes, atëherë do ta kuptoj”, deklaroi ai.























