Kollçaku: Analizat bazike pacientët ende i bëjnë jashtë QKUK-së
BKT
Lajme

Kollçaku: Analizat bazike pacientët ende i bëjnë jashtë QKUK-së

Fatmire Kollçaku, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se shëndetësia ka dështuar për shkak të keqpërdorimeve. Ligjet janë baza dhe ka nevojë për plotësimin dhe ndryshimin e tyre.

“Ministri Ismaili po i referohet vazhdimisht sukseseve në kardiologji, por ende ka shërbime e analiza bazike që pacienti duhet t'i bëj jashtë QKUK-së. Ryshfeti është prezent edhe më tutje në institucionet shëndetësore. Njerëz të tillë është dashur të denoncohen”, tha ajo sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Në shëndetësi, sipas saj, pati ryshfet, por munguan shkarkimet. E këto të fundit janë obligim i ministrit. Ajo shtoi se ish qeveria buxhetin e orientoi në infrastrukturë rrugore, injoroi shëndetësinë.

Kollçaku, tha se lista esenciale e barnave u sajua në kundërshtim me standardet dhe protokollet. Ajo e pyeti Ismailin se çka ka bërë ai për mbrojtjen e pacientëve. Pse nuk janë mbrojtur nga matrapazët e sigurimeve private.

Ajo gjithashtu akuzon Ismailin se nuk bëri asgjë që ti sigurojë institucioneve një aparat mobil të dializës.

Ismaili përgjigjet se tenderin për këtë qe 20 vjet e merr e njëjta kompani dhe atë në fshehtësi të plotë.


MË SHUME NGA Lajme