VIDEO-Kosova të investojë më shumë në përmirësim të cilësisë në arsim
BKT
Lajme

VIDEO-Kosova të investojë më shumë në përmirësim të cilësisë në arsim

RTKlive

Boris  Scharlowski-udhëheqës  i projektit  në GIZ, tha se në bazë të rezultateve të PISA-s, nxënësit e Kosovës nuk janë përgatitur për sfidat e së ardhmes.

“Nxënësit në Kosovës thonë se shkolla nuk është kreative. Ne si GIZ jemi të interesuar t’i dëgjojmë nxënësit”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij arsimi ka nevojë për investime dhe didaktikë më ndryshe. “Duhet të kemi përfshirje në arsim të nxënësve dhe prindërve”, tha ai.

Scharlowski vlerësoi se Finlanda ka arritur të ketë mësim dhënie dhe mësim nxënie më të mirë për shkak të metodave.


MË SHUME NGA Lajme