Rama: Bashkëqeverisja funksionoi edhe gjatë pushimeve
BKT
Shqipëri

Rama: Bashkëqeverisja funksionoi edhe gjatë pushimeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “platforma e bashkëqeverisjes funksionoi çdo ditë edhe gjatë periudhës së pushimeve të verës dhe janë mesatarisht rreth 1 mijë çështje të trajtuara”.

Në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama tha se “këto janë kryesisht ankesa të qytetarëve për pengesa apo zvarritje në procesin e marrjes së dokumenteve në zyrat e shtetit, të nivelit qendror apo vendor, por edhe të tjera kërkesa ose angazhime të natyrave të ndryshme”.

“Nga ana tjetër është me shumë rëndësi të theksohet se është e qartë që besimi i qytetarëve te platforma vazhdon të rritet, sepse platforma është e gjitha në dispozicion të tyre dhe ka në vijimësi raste të zgjidhjeve dhe të suksesit të ndërveprimit të qytetarëve  dhe qeverisë përmes platformës. Kjo që bëjmë çdo javë duke ftuar qytetarët që janë protagonistë në sensin e angazhimit në platformë dhe të zgjidhjes së problemit të tyre me mbështetjen e menjëhershme të qeverisë ndihmon dhe inkurajon edhe të tjerët që na ndjekin”, tha Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri