Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuari i parë do të jetë Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, i cili do flasë rreth ditës së bamirësisë.


I ftuari i dytë do të jetë Servet Spahiu-Udheheqës i Departamentit të Planifikimit Hapesinor Ndërtimit dhe Banimit , Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. I cili do të flasë rreth fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje,"Legalizo ndërtimin, mos humb mundësinë".

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Zana Ramadani artiste, e cila do të flasë rreth hapjës së ekspozitës " Vendi im".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme