Emery: Ferguson bëri shaka me mua
BKT
Sport

Emery: Ferguson bëri shaka me mua

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka pranuar që Sir Alex Fergusoni ka bërë shaka me të për Evropa Ligën gjatë një konferencë në vitin 2016.

Emery e ka fituar tri herë këtë Evropa Ligën me Sevillën dhe sezonin e kaluar arriti të kualifikohet në finale, aty ku humbi ndaj Chelseas.

Tekniku spanjoll tha që Fergusoni ka bërë shaka me këtë gjë.

“Një ditë në Nyon në një mbledhje me trajnerë të tjerë isha duke e mbrojtur Evropa Ligën dhe ai me pyeti nëse do të preferoja të fitoja Ligën e Kampionëve. Në ato momente isha i lumtur pasi arrita të mbrojë Evropa Ligën dhe besoj që kjo me ka forcuar. Mirëpo me e rëndësishmja është Liga e Kampionëve”, deklaroi ai.