Lorik Cana kujton fitoren e çmendur ndaj Greqisë
BKT
Sport

Lorik Cana kujton fitoren e çmendur ndaj Greqisë

Lorik Cana e ka kujtuar fitoren e madhe dhe të paharrueshme të Kombëtares shqiptare ndaj Greqisë, që ishte shpallur kampione e Evropës në atë kohë.

Kuqezinjtë kishin fituar 2:1 në ndeshjen e zhvilluar fiks 15 vjet më parë Kombëtarja shqiptare e kishte arritur rezultatin më të madh në histori të saj duke u kualifikuar në Evropianin 2016.

Mirëpo, Kuqezinjtë gjatë dekadave të fundit i kanë përshkuar edhe të arritura dhe gëzime të tjera.

Për shembull, njëra prej fitoreve më të mëdha në histori ishte ajo ndaj Greqisë, në kualifikimet e Botërorit 2006.

Në fakt, grekët ishin shpallur kampionë të Evropës në vitin 2004 dhe vetëm pak muaj më pas e vizituan stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Dhe, Shqipëria e fitoi atë ndeshje të çmendur me rezultat 2:1. Këtë ndeshje të paharrueshme e ka kujtuar sot Lorik Cana përmes një fotografie në rrjetin social, Instagram, transmeton GE.

Kapiteni legjendar shqiptar e ka kujtuar këtë ndeshje pasi ajo ishte zhvilluar më 4 shtator 2004, sot 15 vjet.

Fitorja e Shqipërisë kishte bërë jehonë në mbarë botën pasi Kuqezinjtë e kishin mposhtur kampionen e freskët të Evropës.