Tifozët nuk iu ndahen “Dardanëve”, në numër të madh edhe në stërvitje
BKT
Sport

Tifozët nuk iu ndahen “Dardanëve”, në numër të madh edhe në stërvitje

Një numër i konsiderueshëm tifozësh kanë ndjekur nga afër stërvitjen e radhës së Kosovës.

‘Dardanët’ vazhdojnë të përgatiten intensivisht për dy ndeshjet e shtatorit, kundër Çekisë dhe Anglisë.

Lojtarët e ftuar nga Bernard Challandes, po stërviten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan lajmi.net.

Këto stërvitje, po ndiqen nga afër nga një numër i madh i tifozëve të Kosovës, që po u qëndrojnë afër lojtarëve, para këtyre ndeshjeve shumë të rëndësishme.