Hadërgjonaj: Për Kosovën nuk refuzoj asgjë
BKT
Sport

Hadërgjonaj: Për Kosovën nuk refuzoj asgjë

Florent Hadërgjonajt nuk i intereson se në cilën pozitë do të luajë në ndeshjen kundër Çekisë pasi e rëndësishme për të është vetëm që të jep kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës

Në dy stërvitjet e fundit të Kosovës, Florent Hadërgjonaj është provuar që të luajë si mbrojtës i majtë nga Bernard Challandes dhe të shtunën ai me gjasë do të luajë në këtë pozitë, edhe pse pozita natyrale e tij është e mbrojtësit të djathtë, shkruan Reporteri.net

“Unë disa ndeshje i kam luajtur edhe në anën e majtë në Angli. Gjithsesi, preferoi pozicionin tim por për Kosovën nuk refuzoi asgjë. Do të jetë trajneri që vendos” ka thënë Hadërgjonaj në konferencën e fundit për shtyp.

Mbrojtësi i Huddersfieldit tutje ka treguar se nesër do të analzojnë në detaje Çekinë për t’ia zbuluar pikat e dobëta.

“Nesër do t’i bëjmë analizat dhe të shohim ku e kanë forcën më të madhe kundërshtari në mënyrë që aty t’i kundërvihemi,” përfundoi Hadërgjonaj.