21:50 / 04.09.2019
Smakiqi: Nisma, AKR e PD e mbështesin vetingun
Xhevdet Smakiqi, nga radhët e koalicionit, Nisma, AKR e PD tha se niveli i zbatimit të ligjit gjatë qeverisjes së shkuar nuk ishte në nivelin e kënaqshëm dhe për këtë është shtyrë liberalizimi i vizave.
“Në radhët e sistemit të drejtësisë ka gjyqtarë që s’kanë fare përvojë, por kanë shkuar aty nga pozicioni i asistentëve në fakultet”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Smakiqi pohoi se koalicioni Nisma me AKR e PD, e mbështesin vetingun. Sipas tij, as gjykata kushtetuese nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ligjet duhet t'i hartojnë vetë gjyqtarët e jo t'i bëj qeveria, shtoi ai.























