Spekulohet se Hailey Baldwin është shtatzënë
BKT
Magazina

Spekulohet se Hailey Baldwin është shtatzënë

Hailey Baldwin ka bërë konfuz të gjithë me një foto që e postoi në Instagram.

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber kanë nisur përgatitjet e dasmës, të cilën do ta bëjnë në fund të këtij muaji.

Por, duket se ka të reja nga ky çift.

Ishte modelja ajo e cila së fundi postoi një fotografi të këngëtarit, me të cilën shtoi dyshimet se dyshja po presin të bëhen prindër për herë të parë.

“Je shumë i mirë. Përshëndetje i dashuri baba i ardhshëm”, ka shkruar Hailey, duke bërë të gjithë fansat të pyesin nëse ajo po pret të bëhet nënë.

Për ndryshe, çifti pritet të organizojnë dasmë përrallore më 30 shtator, ndërsa në listën e të ftuarve do të jenë edhe shumë emra të njohur. 


MË SHUME NGA Magazina