10:08 / 05.09.2019
Ky është shkaktari që Lovren nuk u largua këtë verë
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka refuzuar mundësinë që mbrojtësi, Dejan Lovren të largohet nga klubi këtë verë.
Lovren ishte i lidhur me një kalim te Roma, mirëpo kjo gjë dështoi shkaku i teknikut gjerman.
Sipas mediave angleze Klopp ka ndryshuar mendimin për të ardhmen e kroatit.
Liverpool ka disa qendërmbrojtës si Joel Matip, Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, mirëpo për gjermanin nuk janë të mjaftueshëm.























