Vizioni i Gruas-ShënTereza ( Radiodokumentar)
RTKlive
Nuk është fjala vetëm për uri buke, ekziston dhe uria për dashuri, i zhveshur nuk do të thotë të jesh pa një copë veshje por do të thotë të jesh pa dinjitetin njerëzor! .
Të jesh pa strehë nuk do të thotë të mos kesh një shtëpi të vogël ku të jetosh por domethënë të jesh i braktisur nga të gjithë, i pa dëshiruar, i pa dashur, i lënë pasdore, ku njeriu të ketë harruar cfarë do me thënë dashuria njerëzore, cfarë është gëzimi njerëzor, çfarë është përqafimi njerëzor...”
Ja kjo ishte një pjesë e filozofisë jetësore me të cilën Nëna Terezë preku thellë në ndërgjegjen e njerëzimit dhe i dha vulë të fuqishme shekullit të 20-të.
Nga Shkupi deri në Kalkutë, një biografi në të cilën, çdo ditë e saj ishte në shërbim të njeriut, të njerëzimit, prandaj edhe e quajtën: Nëna e Dashurisë, Fenomen i Mirësisë, Legjendë e Dashurisë dhe Respektit..
Më 19 tetor 2003, ipeshkvi i Kalkutës i kërkoi Papës që Nëna Terezë të shkruhet në radhët e shenjtërve. Po këtë ditë, Papa Gjon Pali i Dytë, e shpall të lumnueme Nënën tonë të madhe Tereze. Ndërkaq, më,4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall nga Papa Françesku, Shën Tereza.
Autore: Flora Durmishi
Realizimi teknik: Sabedin Ferataj























