Thaçi pranoi kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë për Kosovë
BKT
Lajme

Thaçi pranoi kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë për Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë për Kosovë, Ambasadori Jens Erik GRØNDAHL.

 Presidenti Thaçi shprehu mirënjohje për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës.
 
“Jemi mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale por edhe për përkrahjen që Norvegjia i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë”, tha presidenti Thaçi.
 
Ambasadori GRØNDAHL në dorëzimin e letrave kredenciale të tij, u shpreh se do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
 
Presidenti Thaçi shtoi se Norvegjia ka qenë aktore në të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova dhe se pret që Norvegjia ta përkrahë edhe në përballjen me sfidat që Kosova ka sot përpara.


MË SHUME NGA Lajme