​​“Guendouzi mund të bëhet një yll për Arsenalin”
BKT
Sport

​​“Guendouzi mund të bëhet një yll për Arsenalin”

Ish-ylli i Liverpoolit, Stan Collymore është krenar për mesfushorin e Arsenalit, Matteo Guendouzi.

I riu ishte ndër lojtarët më të mirë për “Topçinjtë”, në lojën e kaluar ndaj Tottenhamit në derbin londinez. Guendouzi nënshkroi nga Loreint verën e kaluar dhe ka arritur të bëhet çelësi i mesfushës.

“E thashë sezonin e kaluar që Matteo Guendouzi mund të luajë dhe mund të bëhet kushdo që dëshiron në Premier Ligë. Performanca e tij në derbin londinez e ka treguar këtë. Nëse qëndron në Arsenal dhe ata transferojnë një lojtar me më shumë disiplinë se Granit Xhaka dhe transferojnë një lojtar më të madh fizikisht se Lucas Torreira, mund të shohin si rritet ylli para syve të tyre. Në të vërtetë është aq i mirë”, deklaroi ai.