Bajrami: Janë humbur 24 mijë vende të reja të punës për dy vjet
BKT
Lajme

Bajrami: Janë humbur 24 mijë vende të reja të punës për dy vjet

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se në fushën e zhvillimit ekonomik ka pasur degradim të tmerrshëm dhe vendime të këqija në dy vitet e fundit.

“Miliona euro janë nda pa të drejt për Bechtel Enka, vendime të qeverisë për shpërndarjen e rezervave shtetërore sipas këshilltarëve apo kompanive që janë sjellë aty rreth qeverisë. Këshilltari i qeverisë ka fabrikë duhani në Gjilan ku nuk prodhohet duhani, kurse atij i është hequr akciza”, tha ajo sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Trendi i zhvillimit ekonomik, sipas saj është në regres, janë humbur 24 mijë vende të reja të punës për dy vjet.

“Rritja ekonomike është rritur veç 0.1 për qind në krahasim me shkallën që e kemi arritur  para jush. Raportet financiare shpalojnë se nuk është e vërtetë që ekonomia qëndron mirë. Kjo nuk është e vërtetë. Çdo raport financiar nxjerr në shesh se qëndrojmë më keq”, tha Bajrami .

Nëse rritja e pagave, thotë ajo, qenka prezentuar në mënyrë të gabuar, “atëherë po e pyes Belegun (AAK), si është dashur të prezentohet numri enorm, prej rreth 80 zëvendësministrave të qeverisë së shkuar”.


MË SHUME NGA Lajme