Rafuna: Kemi reduktuar tatimin e vlerës së shtuar
BKT
Lajme

Rafuna: Kemi reduktuar tatimin e vlerës së shtuar

Lulzim Rafuna nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se kjo parti ka pasur si qëllim, prioritet sektorin privat si bartës të zhvillimit ekonomik. Me ministrin e Financave, Bedri Hamza "u kemi premtuar se nuk do të vendosim taksa të reja e as nuk do të rriten taksat ekzistuese".

“Kemi reduktuar tatimin e vlerës së shtuar. E kemi objektiv që tatimet mos të mblidhen në kufij por në brendi të vendit. Gjendja në ekonomi sot është shumë më e mirë në krahasim me të kaluarën”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij edhe në aspektin e të hyrave e edhe në aspektin e eksportit gjendja në ekonomi sot është shumë më e mirë, si dhe qytetarët e bizneset janë liruar nga taksat.


MË SHUME NGA Lajme