Belegu: Kjo qeveri ka punuar shumë për dallim nga ajo paraprake
BKT
Lajme

Belegu: Kjo qeveri ka punuar shumë për dallim nga ajo paraprake

Erolld Belegu, nga radhët e koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD), tha se buxheti është më i madh se sa që ka qenë përpara. Ai thotë se është i vetëdijshëm se partitë që nuk kanë qenë në pozitë janë organizuar që të kritikojnë.

“Sa i përket Bechtel Enkas, ne vetëm i kemi përmbushur obligimet, para qeverisjes sonë nuk është paguar. Ne i kemi kryer obligimet, ata janë ankuar. Për paga mund të pajtohem, ndoshta mënyra se si është prezentuar vendimi për rritjen e pagave, ka qenë e gabueshme. Por mos të harrojmë kjo mund të jetë rezultat se kjo qeveri ka punuar shumë për dallim nga qeveria paraprake që s’ka pas gabime, sepse nuk ka punuar fare”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij kompanitë në Kosovë, për shkak të taksës ndaj Serbisë kanë shënuar rritje si në punësim po ashtu edhe në prodhim e eksport.

“Sistemin ekzistues gjyqësor e kemi gjetur të këtillë. Ne nuk kemi emëruar as gjyqtarë e as prokurorë, ishin aty. Prokurori Blakaj ka dezertuar, pasardhësi i tij ka ngritur aktakuzë”, tha Belegu.


MË SHUME NGA Lajme