21:36 / 05.09.2019
Irina Shayk e mahnitshme në kampanjën e re të “Calvin Klein”
Modelja e famshme ruse, Irina Shayk, së fundmi është bërë imazh i ri i brendit “Calvin Klein”.
E njëjta ka ndarë një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, derisa shkëlqen në promon e re të kësaj kampanje.
Ndër tjerash, bukuroshja tash e një kohë është duke e shijuar jetën ‘single’ që pas ndarjes nga Bradley Cooper.
Modelja, e cila ka qenë e martuar me Cooperin për katër vite dhe ka një vajzë me të, është fokusuar në prioritete të tjera tani.
Megjithatë, çifti janë pajtuar të jetojnë në një vend së bashku për shkak të vajzës, Lea de Seine.























