1 vit pas vdekjes së Mac Miller, arrestohet personi i dyshuar si fajtor
Ish-partneri i Ariana Grande-s, Mac Miller, ndërroi jetë një vit më parë.
Ky lajm erdhi si surprizë për të gjithë fansat, kolegët dhe miqtë e tij. Sipas portaleve të huaja, Mac është gjetur i shtrirë në dyshemenë e shtëpisë së tij për arsye të mbidozës, por duket se çështja ka ndryshuar.
Sot, një vit pas kësaj ngjarje të trishtë, është arrestuar personi i cili dyshohet se i ka shitur atij lëndët e palejuara, por dyshohet se përmbanin ilaçe të falsifikuara dhe të dëmshme për shëndetin.
“E News” shkruan se Cameron James Pettit, është personi i dyshuar i cili është arrestuar nga policia ditën e sotme. Pas rezultateve të autopsisë u zbulua se Mac ndërroi jetë për shkak të miksimit të gabuar të alkoolit dhe lëndëve jo të shëndetshme, jo sasisë që konsumoi.























