Thaçi: Në këtë 20 vjetor kujtojmë policët e rënë në detyrë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka kujtuar policët që kanë rënë në krye të detyrës.
Ai ka thënë se policët e Kosovës kanë qenë simbol i besimit, sakrificës dhe përkushtimit të pakontestueshëm për rend dhe ligj në 20 vjetët e fundit.
Postimi i plotë:
Policët e Kosovës kanë qenë simbol i besimit, sakrificës dhe përkushtimit të pakontestueshëm për rend dhe ligj në 20 vjetët e fundit. Ky rrugëtim dy dekadash ishte plot sfida, por asnjëherë nuk mungoi gatishmëria e policëve tanë për të sakrifikuar edhe jetën në përmbushje të betimit të dhënë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë. Në këtë 20 vjetor e kujtojmë Enver Zymerin dhe dhjetëra policë të rënë në krye të detyrës. Shteti i Kosovës e ka për obligim që të krijojë kushte më të mira të punës për policët tanë. HTH























