Camila Cabello flet për herë të parë për romancën me Shawn Mendes
BKT
Magazina

Camila Cabello flet për herë të parë për romancën me Shawn Mendes

Camela Cabello prej kohësh ka filluar një romancë me mikun e saj dhe bashkëpunëtorin në këngën Senorita, Shawn Mendes.

Por, dyshja janë munduar që ta mbajnë sa më private lidhjen e tyre të dashurisë deri tani, shkruan Daily Mail.

Në një intervistë të realizuar për revistën Elle Magazine për numrin e ri të muajit tetor ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, të komentojnë si të duan, por ne do të jetojmë jetën tonë, ta shijojmë atë dhe të dashurohemi në njëri-tjetrin sikur askush nuk po na shikon”, u shpreh 22 vjeçarja.

Ajo më tutje nuk hezitoi ta pranojë se është e dashuruar në Shawn.

“Unë e dua atë, ne po kalojmë kohë të mirë së bashku, dua që ai të jetë i imi dhe unë e tij”, vazhdoj tutje këngëtarja.

Dyshja për herë të parë u panë së bashku në publik me 4 korrik në ditën e pavarësisë së ShBA-së.


MË SHUME NGA Magazina