16:48 / 06.09.2019
Veseli inicion sfidën me video përkrahëse për Kombëtaren e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeminister, Kadri Veseli, ka realizuar një video përkrahëse për futbollistët e kombëtares së Kosovës, përmes së cilës i ka sfiduar edhe pesë persona tjerë të njohur për t’iu përgjigjur sfidës së tij me video të tilla në mbështetje të futbollistëve tanë.
“Puna ekipore është çelësi i suksesit dhe dëshmia më e mirë për këtë është Kombëtarja e Kosovës. Këtë video e bëra për ta konfirmuar përkrahjen e plotë për djemtë tanë dhe ju ftoj edhe juve ta bëni nga një, duke i sfiduar gjithmonë nga pesë persona. Suksesi vjen kur ne jemi të bashkuar. Të parët që i sfidoj janë: Agim Ademi, Driton Kuka, Besim Hasani, Geta Beqa dhe Kujtim Gashi. Përkrahe Kosovën!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.























