16:52 / 06.09.2019
Godet Bale: Nuk mund të them se jam i lumtur te Reali
Nga grumbullimi me kombëtaren e Uellsit, Gareth Bale ka dhënë të tjera mesazhe për periudhën që po kalon te Reali.
“Nuk mund të them se jam i lumtur, por po luaj. Jam profesionist dhe po bëj më të mirën e mundshme. Jam surprizuar nga mënyra se si ndryshuan gjërat për të ardhmen. Jam i përqendruar për të bërë mirë gjatë periudhës që jam pjesë e grumbullimit me kombëtaren”, tha ai.
Sezonin e ardhshëm? Ishte e vështirë për të gjithë, për ekipin dhe për mua. Më bënë fajtor më shumë se të tjerët. Nuk i kushtova rëndësi shumë kësaj gjëje, por nuk mendoj se ishte e drejtë”, deklaroi Bale, transmeton KJ.
Në 3 ndeshje, mesfushori uellsian shënoi dy gola dhe ka dhënë një asist, duke qenë një ndër protagonistët kryesor të këtij fillim sezoni.























