​Benzema do të pensionohet në Real
BKT
Sport

​Benzema do të pensionohet në Real

Agjenti i Karim Benzemes, Oscar Ribot ka thënë se sulmuesi do të përfundoj karrierën në Real Madrid.

Benzema ka pasur oferta për t’u larguar sezonin e kaluar, mirëpo vendosi të qëndroj në “Santiago Bernabeu”.

Sipas agjentit të tij francezi nuk do të largohet ndonjëherë dhe do të pensionohet duke luajtur për fanellën madrilene.

“Benzema dhe Reali shkojnë se bashku, për mua do të ishte e çuditshme ta shoh të luaj në tjetër fanellë. Shumë klube janë të interesuara për Benzeman. Vendimi shkon te Reali, ka dy vite kontratë të mbetura”, deklaroi ai.