17:37 / 06.09.2019
Lozano tregon çfarë i ka thënë Ronaldo
Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano e ka pranuar që ka pasur një fjalë me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.
Ish-sulmuesi i PSV-së, shënoi në debutimin e tij në humbjen ndaj Juventusit me rezultat 4-3. Meksikani tha që Ronaldo i ka dhënë një kompliment.
“Pas golit tim, Ronaldo me dha kompliment. Me tha se jam i mirëpritur në Itali. Ishte diçka shumë e mirë ngase është një lojtar i mrekullueshëm, klubi luajti mirë dhe kemi pasur plot kundërshtarë të mirë përpos tij. Nuk bëra ndonjë gjë. Gjithmonë kam dëshirën për të luajtur. Nuk kam biseduar me trajnerin, por ishte shumë mirë që me dha mundësinë për të luajtur në këtë stadium”, deklaroi ai.
Lozano gjithashtu foli edhe për qëllimet e tij në të ardhmen.























