​Dembele: Konkurrenca nuk më frikëson
BKT
Sport

​Dembele: Konkurrenca nuk më frikëson

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele insiston që është duke menduar vetëm për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Francezi nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e parë pas arritjes së sulmuesit, Antoine Greizmann. Dembele tha se gara nuk  e frikëson  dhe  se do të bëjë me të mirën.

“Nuk me intereson kush vjen, gara nuk më frikëson, do të luftoj për të pasur sukses”, deklaroi ai.

Sulmuesi gjithashtu tha se do të qëndroj te Barcelona dhe të bëj ëndrrën e tij realitet që është fitorja e Topit të Artë.