VIDEO- Mustafa: Efekti i taksës ndaj Serbisë nuk është ai që po trumbetohet
BKT
Lajme

VIDEO- Mustafa: Efekti i taksës ndaj Serbisë nuk është ai që po trumbetohet

Besian Mustafa, kryetar i Degës së Katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, tha se është pjesë e listës për deputet të Kuvendit të Kosovës, por nuk dëshiron të flas më tepër për këtë, deri sa të mos dorëzohen listat në KQZ.

“Par mua si në i ri kandidimi për deputet është një sfidë e madhe, pasi që nuk kam provuar deri tash. Është një garë e madhe si brenda partisë ashtu edhe me partitë e tjera. Si 35 vjeçar që jam në fokus kam rininë, mundohem të përfaqësoj mendësinë e rinisë, ata që kanë vizion evropian, amerikan me një fjalë Perëndimor”, tha Mustafa në emisionin “Imazh në RTK.

Sipas tij, efekti i taksës, së qeverisë së kryeministrit Haradinaj, ndaj Serbisë nuk është ai që po trumbetohet. Do të ishte mirë të kishim arrit diçka  por jo nuk ka patur efekt, nuk ka provua ndonjë efekt shumë negativ që ta gjunjëzoi Serbinë.

Taksa tani, sipas Mustafës, është shndërrua si vegël shtesë në tavolinën e dialogut politik me Serbinë, qeveria e ardhshme duhet ta përdor atë në interes të qytetarëve Kosovës, e jo të partisë apo qeverisë.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Lajme